Bota

Takimi në Ohër, Osmani: S’presim asgjë nga Serbia, do vazhdojë të shkelë marrëveshjet sicc ka bërë këto 12 vite

Reagon dhe Osmani.

19 Mars 2023, 16:43 Nga F.M
Takimi në Ohër, Osmani: S’presim asgjë nga Serbia, do
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit në Ohër. Mediat e Kosovës shkruajnë se Osmani është shprehur se Serbia do të vazhdojë të shkelë marrëveshjet e dakorduara, siç ka bërë këto 12 vjet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse. Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet,”- ka thënë Osmani.

Çfarë ndodhi dje në Ohër?

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombëtar.

vjosa osmani

Sondazh

Poll