Bota

Protestat ‘ndezën’ vendin, Macron përballet nesër me mocionin e votëbesimit

Qeveria e tij anashkaloi parlamentin dhe vendosi rritjen e moshës së pensionit.

19 Mars 2023, 16:48 Nga F.M
Protestat ‘ndezën’ vendin, Macron përballet nesër me
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përballet me votëbesim ditën e nesërme. Reuters shkruan se të hënën, Asambleja Kombëtare do të votojë pasi qeveria e tij anashkaloi parlamentin dhe vendosi rritjen e moshës së pensionit.

“Votat e të hënës mund të shfaqin zemërim ndaj qeverisë së Macron, por nuk kanë gjasa ta rrëzojnë atë. Ligjvënësit e opozitës depozituan dy mocione mosbesimi në parlament të premten. Grupi qendror Liot propozoi një mocion mosbesimi shumëpartiak, i cili u nënshkrua nga aleanca e ekstremit të majtë Nupes. Disa orë më vonë, partia e ekstremit të djathtë të Francës Rally National, e cila ka 88 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, gjithashtu paraqiti një mocion mosbesimi,”- shkruan Reuters.

Nisma e marrë nga qeveria ngriti Francën në këmbë. Java e kaluar u shoqërua me një protestash duke sjellë tre netë trazirash dhe demonstratash në Paris e në të gjithë vendin. Kjo skenë riktheu në mendjen e njerëzve protestat e jelekverdhëve në fund të vitit 2018 pas rritjes së çmimit për karburantet.

emmanuel macron

Sondazh

Poll