Bota

Vrasja pranë hotelit në Prishtinë, publikohet fotoja e viktimës

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e familjes Tahiri në Dumnicë të Podujevës.

19 Mars 2023, 15:00 Nga A.B
Vrasja pranë hotelit në Prishtinë, publikohet fotoja e
Rexhep Tahiri

KOSOVË- Personi në foto është Rexhep Tahiri, viktima e atentatit të ndodhur një ditë më parë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Tahiri u vra me armë zjarri në afërsi të një hoteli. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e familjes Tahiri në Dumnicë të Podujevës.

Sipas mediave në Kosovë, janë shoqëruar 2 persona në Polici, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Vrasja pranë hotelit në Prishtinë, publikohet fotoja e

Çfarë ndodhi dje?

Rreth orës 13:20 në një hotel në lagjen Arbëria ndodhi vrasja, e cila la pas 1 viktimë dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Rexhep Tahiri ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa dy personat e tjerë dyshohet se janë plagosur me thikë. Këta të fundit janë dërguar pranë spitalit rajonal për të marrë trajtimin mjekësor e janë jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

rexhep tahiri vrasje ne kosove vritet rexhep tahiri

Sondazh

Poll