Bota

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër, Varhelyi: Përgëzime! Jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit

Komisionieri thotë se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.

19 Mars 2023, 14:57 Nga A.B
Takimi Kosovë-Serbi në Ohër, Varhelyi: Përgëzime! Jemi
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër. Ai shkruan në 'Twitter' se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.

“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit.”

Çfarë ndodhi dje në Ohër?

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombetar.

oliver varheleyi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll