Bota

Credit Suisse në probleme, banka zvicerane UBS në bisedime për të blerë rivalin e saj

Sipas Financial Times, UBS po ofron të paguajë deri në 1 miliard dollarë (820 milion £) për Credit Suisse.

19 Mars 2023, 14:13 Nga A.B
Credit Suisse në probleme, banka zvicerane UBS në bisedime për
Banka

ZVICËR- Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, është në bisedime për të blerë të gjithë ose një pjesë të rivalit të saj problematik Credit Suisse, e cila së fundi po përballet me telashe financiare. Vlera e aksioneve të Credit Suisse ka rënë ndjeshëm ditëve të fundit, pasi është thënë të jetë gjetur “deficit” në raportet financiare.

Rregullatorët janë duke tentuar të ndërmjetësojnë një marrëveshje, para se tregjet e aksioneve të rihapen sërish të hënën, raporton 'BBC'.

Sipas Financial Times, UBS po ofron të paguajë deri në 1 miliard dollarë (820 milion £) për Credit Suisse. Qeveria zvicerane ka mbajtur një ditë më parë një takim urgjent, mirëpo nuk është bërë e ditur se çfarë është diskutuar aty.

UBS besohet t’i ketë kërkuar Qeverisë zvicerane që ta ndihmojë me 6 miliardë dollarë, nëse vendosë të blejë bankën Credit Suisse. Secila marrëveshje e ngjashme mund të rezultojë me humbje të shumë vendeve të punës.

Ky problem koincidon me falimentimin e dy bankave në Shtetet e Bashkuara- Silicon Valley Bank dhe Signature Bank- duke rritur shqetësimet për gjendjen e sistemit bankar.

Credit Suiise njihet si bankë globale e investimeve dhe menaxhon asetet e klientëve shumë të pasur. Por institucioni 167-vjeçar është me humbje dhe është duke u përballur me një sërë problemesh vitet e fundit, përfshirë akuzat për pastrim parash.

usb credit suisse

Sondazh

Poll