Bota

'Marrëveshje e rëndësishme'/ Takimi në Ohër, ambasadori amerikan në Kosovë: Ofrojmë mbështetje të plotë

Hovenier thekson se SHBA do ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve.

19 Mars 2023, 11:38 Nga A.B
'Marrëveshje e rëndësishme'/ Takimi në Ohër,
Jeffrey Hovenier

TIRANË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e cilëson të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim të bërë në 'Twitter', Hovenier thekson se SHBA do ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Çfarë ndodhi dje në Ohër?

Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Ndërmjetësues ishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për sigurinë dhe politikën e jashtme, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Paketa e marrëveshjes përmban: njohjen e simboleve dhe lejimin e aktivitetit të pavarur kombëtar dhe ndërkombetar.

jeffrey hovenier dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll