Bota

Ekspertët ngrejnë alarmin: Rastet e kancerit po rriten frikshëm tek të rinjtë

Sipas hulumtimit normat e rasteve janë dyfishuar, nga 11% në 1995 në 20% në 2019. Rezultatet e studimeve tregojnë se sëmundja mund të bëhet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në SHBA për njerëzit e moshës 20-49 vjeç.

18 Mars 2023, 19:38 Nga f.i
Ekspertët ngrejnë alarmin: Rastet e kancerit po rriten frikshëm
Foto ilustruese

SHBA- Mjekët dhe ekspertët e shëndetit po japin alarmin për një rritje shqetësuese të rasteve me kancer. Fakti shqetësues është se shumë të rinj po diagnostikohen me këtë sëmundje në një fazë të avancuar. Mjekët shprehen se është ende e paqartë pse kanceri i zorrës së trashë tek të rinjtë është më i zakonshëm. Mjeku Marios Giannakis në një intervistë për mediat e huaja shprehet se një nga faktorët mund të jetë stili i jetesës ose mjedisi.

“Mjedisi dhe stili i jetesës mund të jenë disa nga faktorët në rritjen e rasteve me kancer tek të rinjtë. Ata po përjetojnë norma më të larta të obezitetit, po konsumojnë sasi më të larta të ushqimeve të përpunuara dhe me sheqer. Kjo në thelb do të thotë se një faktor rreziku në mjedis është përcjellë në brezat e rinj sepse gjeneratat e reja janë thjesht më të ekspozuara ndaj tij,”- tha Giannakis.

Rritja alarmante e diagnozave të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë u theksua në një raport të fundit të Shoqatës Amerikane të Kancerit. Sipas hulumtimit normat e rasteve janë dyfishuar, nga 11% në 1995 në 20% në 2019. Rezultatet e studimeve tregojnë se sëmundja mund të bëhet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në SHBA për njerëzit e moshës 20-49 vjeç.

Kanceri i zorrës së trashë, i njohur zyrtarisht si kanceri kolorektal (CRC), zakonisht fillon me rritje jonormale të qelizave. Si rezultat i këtij procesi, indet anormale rriten në atë zonë. Me kalimin e kohës, indet mund të jenë kancerogjene.

marios giannakis kancer shba

Sondazh

Poll