Bota

ME FOTO- Vila ku u mbajt takimi Kurti-Vuçiç dikur ishte në pronësi të... Titos

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Godina, në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

18 Mars 2023, 17:46 Nga k.m.
ME FOTO- Vila ku u mbajt takimi Kurti-Vuçiç dikur ishte në
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në një nga vilat sekrete të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, në Ohër. Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky kompleks i vilave përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së Brendshëm dhe të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Godina, në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

ME FOTO- Vila ku u mbajt takimi Kurti-Vuçiç dikur ishte në

Vila Biljana në Ohër, ku sot, është duke u mbajtur provesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.

ME FOTO- Vila ku u mbajt takimi Kurti-Vuçiç dikur ishte në

Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll