Bota

ME VIDEO- Putin nuk është mirë! Shfaqet sërish duke çaluar...

Vizitën e bëri një ditë pasi u lëshua urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës për liderin rus. 

18 Mars 2023, 18:50 Nga k.m.
ME VIDEO- Putin nuk është mirë! Shfaqet sërish duke
Vladimir Putin

KRIME- Vladimir Putin u pa duke çaluar teksa bëri një vizitë të papritur në Krime në "kulmin" e pretendimeve se po vuante nga probleme shëndetësore. Vizitën e bëri një ditë pasi u lëshua urdhërarresti nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës për liderin rus. 

70-vjeçari sfidoi Perëndimin dhe shkoi sot në Krimenë e aneksuar.

Pamjet duket se tregojnë Putinin në portin detar të Sevastopolit, i cili është shënjestruar nga sulmet e përsëritura të Ukrainës në muajt e fundit. Por u vu re se gjatë gjithë kohës çalonte.  Putini u pa me zëvendësin e tij Mikhail Razvozhayev, guvernator i Sevastopolit të pushtuar, i rrethuar nga gjashtë truproja të mëdha, të veshur me xhaketa të papërshkueshme nga plumbat.

Sot shënohet përvjetori i nëntë i aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

vladimir putin

Sondazh

Poll