Bota

Gati, për çdo rast! Një ambulance në vendin ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiç

Mesa duket, autoritetet mikpritëse kanë vendosur që të jenë gati për çdo gjë. 

18 Mars 2023, 17:24 Nga k.m.
Gati, për çdo rast! Një ambulance në vendin ku po mbahet
Pamje nga vendi i takimit

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka publikuar pamjet e një ambulancë që po qëndron pranë vendit ku po mbahet takimi mes krerëve të Kosovës e Serbisë. Mesa duket, autoritetet mikpritëse kanë vendosur që të jenë gati për çdo gjë. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll