Bota

Tërmet i fuqishëm në Ekuador, s'ka rrezik për cunami!

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 12:12 pasdite me orën lokale, ishte me qendër në provincën Azuay, rreth 47 kilometra në veriperëndim të Cuencas ose 77 kilometra në juglindje të Guayaquil.

18 Mars 2023, 18:31 Nga k.m.
Tërmet i fuqishëm në Ekuador, s'ka rrezik për cunami!
Epiqendra e tërmetit

EKUADOR- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë ka goditur Ekuadorin, me lëkundje të ndjera deri në Guayaquil, Machala dhe Perunë fqinje. Sipas mediave të huaja, tërmeti, i cili ndodhi në orën 12:12 pasdite me orën lokale, ishte me qendër në provincën Azuay, rreth 47 kilometra në veriperëndim të Cuencas ose 77 kilometra në juglindje të Guayaquil.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin dhe deri në Perunë fqinje, por nuk ka raportime për dëme të mëdha apo lëndime në njerëz. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor tha se deri më tani nuk ka asnjë kërcënim për cunami.

ekuador

Sondazh

Poll