Bota

E rëndë në Meksikë, 5 gra u gjetën të djegura në Guanajuato

6 gra nga mosha 19 deri në 48 vjeç ishin zhdukur më 7 mars në Celaya në Guanajuato, një shtet në Meksikën qendrore, por u gjetën vetëm mbetjet e djegura të 5 prej tyre. 

18 Mars 2023, 16:53 Nga k.m.
E rëndë në Meksikë, 5 gra u gjetën të djegura
Foto ilustruese

MEKSIKË- 5 gra u gjetën të djegura për vdekje në Meksikën qendrore, duke shënuarnjë nga episodet më të rënda të dhunës me bazë gjinore në vend. 6 gra nga mosha 19 deri në 48 vjeç ishin zhdukur më 7 mars në Celaya në Guanajuato, një shtet në Meksikën qendrore, por u gjetën vetëm mbetjet e djegura të 5 prej tyre. 

Lidhur me ngjarjen, prokurori i shtetit Carlos Zamarripa ka bërë me dije se janë 6 persona janë arrestuar që akuzohen se i përkasin një grupi kriminal në shtetin Tamaulipas, në verilindje të vendit. Hetimet po punojnë për zbardhjen e motiveve të krimit.

Guanajuato ishte shteti më i dhunshëm nga 32 shtetet e Meksikës në vitin 2022, me 3,260 vrasje. Vendi është kthyer në një fushë beteje mes dy bandave kriminale, Santa Rosa de Lima dhe kartelit Jalisco Nueva Generacion. 10 gra vriten çdo ditë në Meksikë, sipas Kombeve të Bashkuara. Lufta mes karteleve dhe ndërhyrja e forcave të sigurisë kanë shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur dhe të zhdukur në Meksikë që nga viti 2006./Ansa.it

meksike

Sondazh

Poll