Bota

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç, Borrell pritet të dalë në konferencë për mediat për të zbardhur detajet

Takimi i tyre ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa në total bashkë me takimet dypalëshe, pra Kurti me zyrtarët e BE-së dhe Vuçiç me zyrtarët e BE-së, shkojnë 6 orë bisedime.

18 Mars 2023, 16:49 Nga a.l

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç, Borrell pritet të

KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësit për këtë çështje, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Takimi i tyre ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa në total bashkë me takimet dypalëshe, pra Kurti me zyrtarët e BE-së dhe Vuçiç me zyrtarët e BE-së, shkojnë 6 orë bisedime. 

Ndërkohë po pritet konferenca për media e Josep Borell për të mësuar se çfarë ka ndodhur në takim dhe nëse palët janë marrë vesh për ndonjë gjë.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll