Bota

Trëndafila të kuq dhe të bardhë mbi tavolinë, PAMJET nga takimi në Ohër, vetëm Kurti i buzëqesh kameras... (ME FOTO)

Por sigurisht nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ashtu siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme.

18 Mars 2023, 15:51 Nga k.m.
Trëndafila të kuq dhe të bardhë mbi tavolinë, PAMJET
Pamje nga takimi

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nisur takimin mes e përbashkët mes tyre në Ohër. Por sigurisht nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ashtu siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme. 

Trëndafila të kuq dhe të bardhë mbi tavolinë, PAMJET
Pamje nga takimi

Ndryshe nga arredimi i herëve të tjera, në tavolinë kësaj here ka trëndafila të bardhë dhe të kuq. E gjithashtu mungojnë biskotat dhe kanaçat me "Coca-Cola", duke i lënë që të mjaftohen vetëm me ujë. Një tjetër detaj që bie në sy është se nga të gjithë ata që pozojnë për foton, vetëm Kurti i buzëqesh kameras.

Takimi trepalësh ishte vendosur të fillonte në orën 13:30, por ka nisur me afro dy orë vonesë. Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media, ashtu siç është bërë traditë tashmë në të gjithë dialoget.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll