Bota

Vrasja në hotelin në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në një hotel në lagjen Arbëria.

18 Mars 2023, 15:46 Nga a.l
Vrasja në hotelin në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
Vrasja në Prishtinë

KOSOVË- Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një hotel në Dragodan të Prishtinës, e dy të tjerë janë plagosur. Në media janë publikuar fotografi nga vendi ku ka ndodhur vrasja. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në një hotel në lagjen Arbëria. Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga hetimet paraprake mësohet se personi që u qëllua me armë,  identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa dy personat e tjerë dyshohet se janë plagosur me thikë. Këta të fundit janë dërguar pranë spitalit rajonal për të marrë trajtimin  mjekësor dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

te shtena me arme ne kosove

Sondazh

Poll