Bota

VIDEO- Dalja e parë publike pas urdhër-arrestit, Putin shfaqet dhe provokon në Krime, "feston" përvjetorin e aneksimit

Kjo është hera e parë që Vladimir Putin është parë në publik që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. 

18 Mars 2023, 15:35 Nga k.m.
VIDEO- Dalja e parë publike pas urdhër-arrestit, Putin shfaqet dhe
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Sevastopol të Krimesë për të "festuar" 9-vjetorin e aneksimit të këtij rajoni nga Ukraina. Presidenti rus do të marrë pjesë në hapjen e shkollës artistike dhe qendrës "Korsun". Kjo është hera e parë që Vladimir Putin është parë në publik që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë. 

Tani e tutje Putin nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në asnjë nga 123 vendet që janë pjesë në ICC, por presidenti rus mund të udhëtojë në SHBA dhe Kiev pa pasur nevojë të shqetësohet për ndalimin dhe dorëzimin në autoritetet publike. Po ashtu Edhe Kina, India, Irani dhe Siria janë në fakt ndër vendet që nuk kanë nënshkruar Statutin e Romës të vitit 2002, dokumenti formal që sanksionoi lindjen e ICC-së.

vladimir putin

Sondazh

Poll