Bota

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë/ Vritet një person, plagosen dy të tjerë

Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

18 Mars 2023, 15:07 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë/ Vritet një
Prishtinë

KOSOVË- Vrasje me armë zjarri në Prishtinë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në një hotel në lagjen Arbëria. Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

te shtena me arme ne kosove

Sondazh

Poll