Sport

Shpërthen Josa: "Vendos unë luan apo jo Latifi jo ju gazetarët..."

Gjesti i tij refuzues për të mos u futur në pjesën e dytë të transfertës së Durrësit, po i kushton shtrenjtë.

18 Mars 2023, 14:40 Nga DOSJA
Shpërthen Josa: "Vendos unë luan apo jo Latifi jo ju

SHKODER - Sulmuesi i Vllaznisë, Liridon Latifi nuk do të riintegrohet në skuadër, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Esat Malës. Gjesti i tij refuzues për të mos u futur në pjesën e dytë të transfertës së Durrësit, po i kushton shtrenjtë. 

Latifi nuk është grumbulluar në tre sfidat e fundit dhe klubi bashkë me trajnerin Mirel Josa nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Lajmin e bën të ditur tekniku kryeqytetas në prag të transfertës së Laçit nesër në orën 13:00.

"Deri tani nuk ka një vendim për këtë lojtar dhe e konfirmoj që nuk do të jetë ndaj Laçit. E vendos unë nëse ai luan apo jo, jo juve gazetarët", deklaroi Josa. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll