Sport

Zyrtare / Zlatko Daliç në krye të Kroacisë deri në 2026-n

Drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re deri në Botërorin e ardhshëm.

18 Mars 2023, 13:02 Nga DOSJA

Zyrtare / Zlatko Daliç në krye të Kroacisë deri në

KROACI - Vazhdon aventura e Zlatko Dalic në stolin e kombëtares së Kroacisë. 56-vjeçari, i cili ka provuar të drejtojë edhe Dinamon në Shqipëri, ka firmosur kontratën e re deri në 2026.

Dalic qëndron në pankinën e kombëtares ballkanase prej tetorit të vitit 2017. Ai numëron 70 ndeshje si trajneri i Kroacisë.

Zyrtare / Zlatko Daliç në krye të Kroacisë deri në

Në Botërorin Rusi 2018 mbërriti deri në finalen e madhe me djemtë e tij. Kroacia zhvilloi një Kupë Bote të paharrueshme.

Ëndrra e madhe u shua nga humbja ndaj Francës. Kroatët përsëritën veten edhe në Katar 2022, ku ia dolën të fitonin medaljen e bronztë.

Drejtuesit e Federatës janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me kontratë të re deri në Botërorin e ardhshëm.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll