Sport

E rrallë, Greqia i beson derbin e zjarrtë një arbitri shqiptar të Superiores!

Duke pasur parasysh edhe distancën e afërt gjeografike mes Shqipërisë dhe Greqisë, është menduar që kjo detyrë t’i besohet Juxhin Xhajës.

18 Mars 2023, 14:35 Nga DOSJA
E rrallë, Greqia i beson derbin e zjarrtë një arbitri shqiptar

GREQI - Arisi dhe PAOK-u do të përballen të dielën në ndeshjen hapëse të fazës “play off“ të kampionatit grek. Derbi i Selanikut njihet për atmosferën e zjarrtë në tribuna dhe lojën e ndezur në fushë. Për këtë arsye, Federata Greke prej vitesh ia besoj gjykimin e sfidës arbitrave të huaj.

Këtë herë gjyqtar kryesor do të jetë suedezi Mohamed Al Hakim, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë një shqiptar. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën, i cili zotëron stemën e FIFA-s dhe është një ndër emrat më të mirë të “Abissnet Superiore”-s.

Arsyeja e pranisë së Xhajës në këtë derbi qendron në faktin se në kampionatin suedez nuk përdoret sistemi VAR, çka ia bën të pamundur të Al Hakimit të ketë një patriot të tijin në dhomën e VAR-it. Duke pasur parasysh edhe distancën e afërt gjeografike mes Shqipërisë dhe Greqisë, është menduar që kjo detyrë t’i besohet Juxhin Xhajës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll