Sport

Dirk Nowitzki zbulon aventurën e tij me ish-bashkëshorten aventuriere dhe me shumë borxhe që e çuan në burg!

Por jeta e tij nuk u rregullua ashtu siç duhej. Në kulmin e karrierës iu desh të kalonte një ferr në jetën private. E fejuara e tij në atë kohë u arrestua për mashtrim.

18 Mars 2023, 14:02 Nga DOSJA
Dirk Nowitzki zbulon aventurën e tij me ish-bashkëshorten aventuriere

SHBA - Dirk Nowitzki nuk është vetëm një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Gjermani i famshëm është një nga sportistët më të përulur dhe më të denjë.

Por jeta e tij nuk u rregullua ashtu siç duhej. Në kulmin e karrierës iu desh të kalonte një ferr në jetën private. E fejuara e tij në atë kohë u arrestua për mashtrim.

Crystal Taylor u arrestua nga autoritetet amerikane më 6 maj 2009, në shtëpinë e Dirk. Policia iu paraqit asaj me dy urdhërarreste, i pari për shkelje të lirimit me kusht dhe i dyti për vjedhje tarifash shërbimi.

Gjithçka nisi me vendimin e Holger Geschwindner, trajnerit gjerman që u punësua si mentor i të riut Nowitzki, për të kontrolluar Taylor dhe marrëveshjen paramartesore që ajo duhej të nënshkruante me Dirk. Ai nuk e ka pëlqyer vajzën që në fillim dhe ka dyshuar se ajo fshihte diçka nga e kaluara e saj.

Hetimi hapi një "kuti të Pandorës". Dirk dhe Krystal u fejuan në korrik 2009 dhe Nowitzki i bleu asaj një unazë me vlerë 250,000 dollarë.

Megjithatë, një hetim më vonë zbuloi se Taylor kishte një përfshirje të mëparshme me krimin. Pesë vjet më parë, ajo i detyrohej një dentisti deri në 20,000 dollarë për shërbime.

Ajo gjithashtu kishte një borxh prej 330,000 dollarë nga martesa e saj e mëparshme.

Dhe e gjithë kjo vjen pas vitit 1999, kur ajo u dënua me kusht për falsifikim dokumentesh.

Për ta kthyer jetën e Dirk në ferr, Krystal bëri një përpjekje duke pretenduar se ishte shtatzënë në kohën kur u arrestua në shtëpinë e Nowitzki. Megjithatë, të dhënat e burgut mohuan pretendimet e saj.

Vetë Nowitzki ishte aq i thyer sa për një kohë të gjatë nuk donte të dilte në publik, jashtë lojërave.

Për fatin e tij, pas errësirës i erdhi drita. Dirk u takua me Jessica Olson, me të cilën u martua në vitin 2012. Një vit më parë, ai fitoi një unazë kampionati në NBA me Dallasin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll