Sport

Mediat angleze zbulojnë sekretin e Haaland, ja përse ai konsiderohet një "Terminator"!

Ai i fik të gjitha pajisjet elektronike shumë kohë përpara se të shkojë në shtrat dhe është i paarritshëm për askënd derisa është në gjumë. Gjatë natës, ai mban një pajisje speciale në gishtin e tij që mat cilësinë e gjumit.

18 Mars 2023, 14:13 Nga DOSJA

Mediat angleze zbulojnë sekretin e Haaland, ja përse ai konsiderohet

ANGLI - Edhe pse është vetëm 23 vjeç, futbollisti norvegjez Erling Haaland konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë, në mos më të mirët në botë.

Është thjesht e mahnitshme se sa lehtë ai shënon gola në ligën më të fortë në botë, Premier League, si dhe Champions League. Ai është një bishë e vërtetë në fushë dhe arsyeja pse sillet si një terminator, së bashku me një dietë të zgjedhur me kujdes, është fiksimi i tij i pabesueshëm pas disa gjërave, shkruan “The Sun”.

Norvegjezi kujdeset mirë për trupin e tij dhe prej kohësh dihet se ka një sistem specifik dhe plan ditor që përfshin një dietë të veçantë. Tani është zbuluar se norvegjezi është i fiksuar pas cilësisë së gjumit të tij. Haaland beson se gjumi është më i rëndësishëm se çdo gjë në jetë dhe është i bindur se një pushim i mirë përmirëson performancën e tij në fushë.

Mediat angleze zbulojnë sekretin e Haaland, ja përse ai konsiderohet

Sulmuesi i Manchester Cityt shkon gjithmonë në shtrat nga ora 22:00 deri në 22:30, përveç rasteve kur luan ndeshjet e Champions League. Ai i fik të gjitha pajisjet elektronike shumë kohë përpara se të shkojë në shtrat dhe është i paarritshëm për askënd derisa është në gjumë. Gjatë natës, ai mban një pajisje speciale në gishtin e tij që mat cilësinë e gjumit, ndryshimin e temperaturës, stresin dhe rrahjet e zemrës. Pajisja e ngjashme me unazën kushton 400 dollarë.

Eksperti i shkencave sportive Callum Walsh komentoi obsesionin e Haaland.

"Ai është një version ekstrem i Zlatan Ibrahimovic. Le të themi se ai është në nivelin e Cristiano Ronaldos në të gjitha aspektet ."

Gjithashtu, për orë të tëra para se të dalë, Haaland mban syze portokalli të dizajnuara posaçërisht që bllokojnë energjinë e lartë të emetuar nga dritat natyrore dhe ekranet dixhitale.

Është gjithashtu interesante që Haaland zgjohet me tonin e himnit të Ligës së Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll