Sport

VIDEO / Për të gjithë dyshuesit përse Asani është në kombëtare, përgjigjia ka ardhur këtë fundjave me një trigolësh nga shqiptari i Maqedonisë së Veriut

Transferta në Varshavë përkon edhe me debutimin e trajnerit brazilian në stolin kuqezi. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka festuar me një tregolësh ftesën e Sylvinhos.

18 Mars 2023, 13:39 Nga DOSJA
VIDEO / Për të gjithë dyshuesit përse Asani është

KORE E JUGUT - Jasir Asani është një nga risitë e listës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë. Kombëtarja shqiptare fillon duelet eliminatore të Euro 2024 përballë Polonisë (27 mars).

Transferta në Varshavë përkon edhe me debutimin e trajnerit brazilian në stolin kuqezi. Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka festuar me një tregolësh ftesën e Sylvinhos.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/uS1bZnr_b7U" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>

Asani është pjesë e Gwangju FC, ekip që garon në elitën e futbollit të Koresë së Jugut. Gwangju fitoi sot 5-0 në shtëpi përballë Inchenon.

Protagonisti kryesor i triumfit me “manita” ishte 27-vjeçari shqiptar nga Shkupi, i cili emocionoi tifozët me golat e tij të mrekullueshëm.

Asani zhbllokoi takimin me golin e tij në minutën e nëntë, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë: të dy eurogola.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll