Aktualitet

PIRANJAT- VIDEO/ 'A doli mami? E lamë të takohemi', nëndrejtori i gjimnazit në Tiranë ngacmon nxënëset, përfundon në pranga

Nëndrejtori i shkollës ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen, i le takim dhe kur fillon të kuptojë situatën fillon dhe të justifikohet.

17 Mars 2023, 21:31 Nga k.m.
PIRANJAT- VIDEO/ 'A doli mami? E lamë të takohemi',
Pamje nga përgjimet

Rastet e ngacmive seksuale ndaj të miturve në Shqipëri janë të shumta.

Shpesh i kemi trajtuar rastet edhe tek "Piranjat". Këtë herë jemi në shkollën Myslim Keta.

Nëndrejtori i shkollës ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen, i le takim dhe kur fillon të kuptojë situatën fillon dhe të justifikohet.

Ajo që e bën më të rëndë këtë rast është fakti që arsimtari shfrytëzon pozitën e tij për të joshur nxënësen, në ambientet e shkollës, aty ku do duhej që fëmijët të ishin më të sigurt se kudo. Pasi u kontaktua nga gazetarja jonë, nëndrejtori shfaqi shenja agresiviteti./Syri

shkolla myslim keta

Sondazh

Poll