Aktualitet

FOTOT- Temperaturat e ngrohta sjellin flamingot në liqenin e Pogradecit

Prezenca e tyre është një gjë e rrallë për liqenin e Ohrit, pasi këto shpendë zakonisht qendrojnë në vende të ngrohta, por siç duket dimri i ngrohtë sivjet ka bërë që përsëri këto shpendë të shfaqen në liqenin e Pogradecit.

17 Mars 2023, 20:56 Nga k.m.

FOTOT- Temperaturat e ngrohta sjellin flamingot në liqenin e Pogradecit

POGRADEC- Dy çifte flamingosh janë fotografuar mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit.

Prezenca e tyre është një gjë e rrallë për liqenin e Ohrit, pasi këto shpendë zakonisht qendrojnë në vende të ngrohta, por siç duket dimri i ngrohtë sivjet ka bërë që përsëri këto shpendë të shfaqen në liqenin e Pogradecit.

Temperatura e zonës favorizon qëndrimin e përkohshme të tyre në këtë liqen dhe pas mëngjesit nuk janë parë më në breg.

FOTOT- Temperaturat e ngrohta sjellin flamingot në liqenin e Pogradecit

Një gjë e tillë për specialistin e zonave të mbrojtura Gani Bego është e habitshme ndaj edhe për këtë specialist bën me dije se flamingot nuk do të qëndrojnë gjatë në ujërat e këtij Liqeni.

Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë vetëm 4 shpendë të tillë.

liqeni i pogradecit

Sondazh

Poll