Aktualitet

Kontroll dhe bastis restorantet dhe lokalet/ Policia britanike nis arrestimet e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë: Po trajtojmë dhe dëmet

Home Office arrestoi dy shqiptarë, të paidentifikuar me emër në kuadër të operacionit "The Swan" (Mjellma). Një nga të arrestuarit ndodhet aktualisht në ambiantet e paraburgimit dhe në pritje të kthimit të tij në Shqipëri.

17 Mars 2023, 21:25 Nga k.m.
Kontroll dhe bastis restorantet dhe lokalet/ Policia britanike nis arrestimet e
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një aksion kundër shqiptarëve ka nisur në Britaninë e Madhe, me prangosjen e 2 personave një restorant dhe bar.

Home Office arrestoi dy shqiptarë, të paidentifikuar me emër në kuadër të operacionit "The Swan" (Mjellma). Një nga të arrestuarit ndodhet aktualisht në ambiantet e paraburgimit dhe në pritje të kthimit të tij në Shqipëri. Ndërsa biznesi që e kishte punësuar shqiptarët pa leje qëndrimi rrezikojnë të gjobiten deri në 20,000 £ për çdo punëtor të paligjshëm.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Qeveria po trajton emigracionin e paligjshëm dhe dëmin që shkakton ai duke larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar.

Bari dhe restoranti ku punonin shqiptarët ishin pjesë e kritikave në vitin 2020 për organizimin e një eventi të madh shoqëror që ngjalli frikë për distancimin e kërkuar për t'u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit./kentonline 

britani e madhe

Sondazh

Poll