'O lali na vrave!'/ Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Visha, justifikimi: S'isha unë në timon
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, duket edhe arsyetimi që është shkruar nga Visha, i cili pretendon se nuk ka qenë ai shofer i mjetit.
KUKËS- Shoqërohet në Policinë e Shtetit Aleks Visha, i cili u filmua pak ditë më parë duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit. Ndaj sot, Policia e Shtetit ka vendosur që të sekuestrojë mjetin tip "Lamborghini", ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, duket edhe arsyetimi që është shkruar nga Visha, i cili pretendon se nuk ka qenë ai shofer i mjetit.
"Nuk kam qene unë drejtues mjeti në videon që është publikuar,"-shkruhet në fletën e gjobës.
E gjithë buja u shkaktua në rrjetet sociale pas një video të postuar në rrjetin social TikTok nga reperi Kleviol Ahmeti, i cili filmoi shokun e tij duke ecur me shpejtësi të frikshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia Rrugore e Tiranës
Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin "Lamborghini". Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip "Lamborghini" me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.
Sondazh
Makina shpërthen në flakë në Berat, dyshohet për defekt elektrik
Shpërthen makina BERAT- Një automjet tip “Volsëagen Polo” është përfshirë nga zjarri në qytetin e Bera...
Krijohet koalicioni 'ALEANCA', 4 partitë dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet lokale
Ilirjan Celibashi TIRANË- Katër parti opozitare, Aleanca Demokratike, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Aleanca Barazi dhe Drejtës...
Zbulime unike në Lin, gjendet një mjet lundrues 3 mijë vjeçar dhe vendbanimi palafit më i madh në Europë
Lin POGRADEC- Një mjet lundrues më se 3 mijë vjeçar dhe kulturë materiale që e bëjnë vendbanimin palafit të ...
Panik në gjykatën e Larisas, i arrestuari var veten me litar në katin e tretë
Gjykata në Larisa GREQI- Një i burgosur grek ka tentuar të vrasë veten në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ka ndodh...
KUJDES- PAMJE TË RËNDA! Gruaja hodhi qenin nga ballkoni, Policia e Shtetit: Po hetojmë rastin...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar pas një video që qarkulloi ne media të një qytetareje që hodhi nga kati ...
Tragjedi në Indi/ Punëtorët shtypen nga thasët me patate, të paktën 8 të vdekur
Pamje nga videoja INDI- Të paktën 8 persona humbën jetën në Indi kur tonelata patate, të cilat ishin vendosur gabimisht n&eum...
Vlora Hyseni në krye të SHISH, Çollaku: Provokim ndaj institucioneve të Kosovës
Kreshnik Çollaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratik Kreshnik Çollaku e ka konsideruar një provokim të panevojshë...
Gjykata e Lartë jep vendimin për Julian Sinanaj dhe “bandën e tritolit”, lë në fuqi dënimet e Krimeve të Rënda
Julian Sinanaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të ...
Dosja.al ZBULON emrin, Ina Nuku nën hetim/ Talli adoleshenten e humbur tek grupi i kolegëve: Shefi ç'vit prodhimi ka kjo?
Ina Nuka TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi sot hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1, që ...
Aksident në Durrës/ Po lëvizte me biçikletë, 60-vjeçari përplaset nga makina, arrestohet shoferi
foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

