Aktualitet

Arrestohet 41-vjeçari në Kamzë, 'Shqiponjat' i zbulojnë armën e fshehur në kroskotin e automjetit (EMRI)

Pas kontrollit, forcat 'Shqiponja' i zbuluan në pjesën e kroskotit të automjetit një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak

17 Mars 2023, 09:50 Nga A.B
Arrestohet 41-vjeçari në Kamzë, 'Shqiponjat' i
Arma

TIRANË- Arrestohet nga forcat 'Shqiponja', Bledjan Qose. Policia bën të ditur se 41-vjeçari është kapur në flagrancë në rrugën “OSBE”, në Kamëz me armë. Pas kontrollit, forcat 'Shqiponja' i zbuluan në pjesën e kroskotit të automjetit një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Qoses. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Invisible". Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”.

Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

bledjan qose

Sondazh

Poll