Bota

ME VD- Sherr masiv me gurë dhe shkopinj mes fqinjëve për parkimin, 14 të plagosur

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Güney” të qytetit të Şanliurfas në Turqi, ku mbi 20 persona janë konfliktuar mes tyre për shkak të sherrit për një hapësirë parkimi para pallatit.

16 Mars 2023, 20:47 Nga k.m.
ME VD- Sherr masiv me gurë dhe shkopinj mes fqinjëve për
Foto ilustruese

TURQI- Një mosmarrëveshje e vogël mes fqinjëve përfundoi në përdorimin jo vetëm të grushteve e shkelmave, por degradoi deri në përleshje të dhunshme me gurë e shkopinj.


Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Güney” të qytetit të Şanliurfas në Turqi, ku mbi 20 persona janë konfliktuar mes tyre për shkak të sherrit për një hapësirë parkimi para pallatit. E sipas mediave turke ka 14 të plagosur që janë dërguar me autoambulanca në Spitalin Shtetëror të Siverek, ndërsa të gjithë të tjerët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin pjesëtarë të dy familjeve, por nuk dihen më shumë detaje të tjera.

turqi

Sondazh

Poll