Bota

Kërcënimi i SHBA-së për Tik-Tok: Shisni aksionet ose do të përballeni me bllokim

Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

16 Mars 2023, 20:17 Nga a.l
Kërcënimi i SHBA-së për Tik-Tok: Shisni aksionet ose do
Tik Tok

SHBA- Qeveria amerikane thotë se TikTok duhet të shitet ose përndryshe do të ndalohet në gjithë vendin.  Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Një kërkesë për një ndryshim në pronësi, u raportua fillimisht në Wall Street Journal (WSJ) dhe më pas u konfirmua për BBC News nga TikTok. Sipas raportimit, kjo paraqet një ndryshim të madh në politikën e administratës amerikane kundër TikTok-ut.

Në raportim thuhet se 60 për qind e aksioneve të kompanisë pronare të TikTok-ut, ByteDance, janë në pronësi të investitorëve globalë, 20 për qind janë në pronësi të punonjësve dhe 20 për qind në pronësi të themeluesve. TikTok u përgjigj duke thënë se kërkesa për shitje nuk do të trajtojë rrezikun e perceptuar të sigurisë. 

Nëse synimi është mbrojtja e sigurisë kombëtare, shitja e aksioneve nuk e zgjidh problemin: Ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose qasjen”, tha në një deklaratë zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberwetter.

Mënyra më e mirë për të adresuar shqetësimet në lidhje me sigurinë kombëtare është me mbrojtjen transparente në SHBA të të dhënave dhe sistemeve të përdoruesve amerikanë, me monitorim, verifikim dhe verifikim të fuqishëm nga palët e treta, të cilat ne tashmë po i zbatojmë”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi raportimin.

tik tok

Sondazh

Poll