Bota

Tragjedia në Greqi/ Protestat agravojnë në dhunë, KAPUÇËT e zinj hedhin koktejl molotov në qendër të Athinës dhe thyejnë xhamat

Një grup protestuesish me maska, shkop bejsbolli dhe të veshur me rroba të zeza kanë hedhur pranë disa institucioneve dhe pranë paralamentit lëndë plasëse molotov, ndërsa kanë thyer xhamat.

16 Mars 2023, 20:21 Nga a.l
Tragjedia në Greqi/ Protestat agravojnë në dhunë,
Protesta në Greqi

GREQI- Protesta e organizuar ditën e sotme në qendër të Athinës për fatkeqësinë hekurudhore ku humbën jetën 57 persona mes të cilëve 6 shqiptarë, kanë agravuar në dhunë dhe shkatërrim të mjedisit publik. Një grup protestuesish me maska, shkop bejsbolli dhe të veshur me rroba të zeza kanë hedhur pranë disa institucioneve dhe pranë paralamentit lëndë plasëse molotov, ndërsa kanë thyer xhamat. Ata gjithashtu sulmuan policinë me bomba artizanale dhe gurë, ndërsa këta të fundit u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsejllës dhe pumba gomë për t'i shpërndarë. Një makinëështë djegur pranë godinës së parlamentit. 

Mediat greke raportojnë se deputetja e SYRIZA-s, Olgas Gerovasilis është sulmuar nga personat e panjohur me kapuç. Drejtuesi i policisë ka qenë me mjetin e shoqërimit të zonjës Gerovasili në rrugën Akadimias, përballë hyrjes së Kuvendit, për të marrë deputeten pas përfundimit të marshimit ku edhe ajo mori pjesë.

Mirëpo, një grup protestuesish kanë pikasur mjetin dhe duke menduar se ishte mjet policie sulmuan me vare, duke thyer xhamat. 

Nga fragmentet ka mbetur i plagosur në fytyrë drejtuesi i cili është dërguar për ndihmën e parë në Klinikën e Kuvendit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll