Bota

Kovaçevski: Kryeministri shqiptar? S’ka asgjë për t'u kontestuar, është kusht i koaliocionit

Për Kovaçevskin, kjo fushatë është e bazuar në një marrëveshje koalicioni dhe nuk ka asgjë për t'u kontestuar. 

16 Mars 2023, 20:27 Nga k.m.
Kovaçevski: Kryeministri shqiptar? S’ka asgjë për
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski duket se nuk ka zgjedhur që të komentojë fushatën elektorale të BDI-së (Bashkimi Demokratik për Integrim) që ngul këmbë për një kryeministër shqiptar. Për Kovaçevskin, kjo fushatë është e bazuar në një marrëveshje koalicioni dhe nuk ka asgjë për t'u kontestuar. 

“Kryeministri shqiptar nuk është diçka e re. Kjo është publikuar në vitin 2020, pas zgjedhjeve, me pjesëmarrje të Zaevit dhe Ahmetit pas fitores së LSDM-së dhe me BDI-në formoi Qeverinë. Kështu do të jetë edhe në vitin 2024 kur LSDM-ja do të fitojë dhe do të formojë Qeveri. LSDM respekton marrëveshjet e koalicionit,”- tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që nga ana tjetër opozita e VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa një qeveri teknike.Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka komentuar gjithashtu deklaratat për një kryeministër shqiptar, duke u shprehur se: S'ka nevojë për qeveri teknike, s'ka nevojë për 100 ditët, por menjëherë të shkojmë në zgjedhje. Kjo është e drejtë. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë këta njerëz nëse i pyesni nëse të ketë zgjedhje parlamentare e më pas presidenciale vitin e ardhshëm, me siguri do të thonë, JO. Respektivisht ose tani zgjedhje të parakohshme ose bashkë me një harxhim zgjedhje të parlamentare dhe presidenciale.

Çfarë po ndodh në RMV?

Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. 

dimitar kovaçevski bullgaria heq veton ndaj rmv rm

Sondazh

Poll