Bota

Njoftimi i presidencës/ Escobar takohet nesër me Osmanin dhe Konjufcën, bsedime për 18 marsin në Ohër

Më pas, nga ora 10:20, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. 

16 Mars 2023, 20:04 Nga a.l
Njoftimi i presidencës/ Escobar takohet nesër me Osmanin dhe
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të mbahet nga ora 09:00 e paradites.

Ndërsa në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Më pas, nga ora 10:20, emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Escobar, do të pritet në zyrë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. 

Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian. Vuçiç, këtë të enjte tha se nuk do të nënshkruajë asnjë lloj marrëveshje më 18 mars. Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll