Sport

FIFA shpall 9 skuadrat që kanë një vend të garantuar në Kupën e Botës për Klube 2025

Gara do të zhvillohet për herë të parë me 32 ekipe pjesëmarrëse, çdo katër vite

16 Mars 2023, 17:58 Nga DOSJA
FIFA shpall 9 skuadrat që kanë një vend të garantuar në

ZVICER - FIFA ka njoftuar zyrtarisht se cilat nëntë klube që kanë tashmë një vend të garantuar në Kupën e Botës për Klube 2025, ku përherë të parë do të ketë 32 ekipe pjesëmarrës, event që do të luhet çdo katër vjet.

Organi që drejton futbollin botëror shpjegoi, se skuadrat që fitojnë kompeticionin më të madh të klubeve, në pesë nga gjashtë kontinentet, në katër sezonet para mbajtjes së këtij kompeticioni, sigurojnë një vend në kompeticion. Përjashtimi i vetëm është në Konfederatën e Oqeanisë, emblema përfaqësuese e së cilës do të vendoset në bazë të rezultateve të arritura në kompeticionin kryesor të klubeve në totalin e katër sezoneve në fjalë.

Në këtë kuptim, Real Madrid, Chelsea, Palmeiras dhe Flamengos, i bashkohen edhe Al Hilal, Al Ahly, Wydad Casablanca, Monterrey dhe Seattle Sounders. Zelandezët e Auckland City, të cilët fituan OFC Champions League në 2022, mund të sigurojnë gjithashtu një vend në kompeticion, në varësi të performancës së tyre gjatë dy sezoneve të ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll