Sport

E pafalshme, shikojeni videon!... Portieri, ai që shkatërroi ëndrrën e një fëmije, i cili donte të festonte ditëlindjen e tij në fushë…

“Nëse dikush dëshiron që Diosgyori VTK të marrë pjesë në ndonjë festë apo ditëlindje, minimumi është që na njoftonin paraprakisht”,- tha Sergej Kuznetsov, duke dashur të justifikojë sjelljen e portierit dhe të skuadrës së tij.

16 Mars 2023, 17:34 Nga DOSJA

E pafalshme, shikojeni videon!... Portieri, ai që shkatërroi

HUNGARI - Do të kishte qenë momenti më i madh në jetën e këtij vogëlushi në ditën e lindjes, por ajo që ai mendoi se do të bëhej, përfundoi... në një ëndërr e shkatërruar nga portieri. Pamjet vijnë nga liga hungareze, dhe episodi ka ndodhur në ndeshjen mes MTK Budapest dhe Diosgyori VTK.

Megjithatë, Zsombor Senko, portieri i Diosgyori VTK, tashmë ka kërkuar falje për qëndrimin dhe ka premtuar se do ta dëmshpërblejë të riun Enok, i cili ishte ftuar nga presidenti i atij klubi, për të parë një ndeshje në tribunë. Një ftesë që u drejtohet prindërve dhe shokëve të tifozit të ri. 

Sipas trajnerit të Diosgyori VTK, portieri ka bërë atë që është dashur, pasi nuk ishte paralajmëruar se ka qenë moment festimi. “Do të doja të shfajësoja Zsombor Senkon dhe skuadrën, sepse kërkesa ime ishte që të mos i lejonim të shënonin gol, ai thjesht e përmbushi kërkesën.

Nëse dikush dëshiron që Diosgyori VTK të marrë pjesë në ndonjë festë apo ditëlindje, minimumi është që na njoftonin paraprakisht”,- tha Sergej Kuznetsov, duke dashur të justifikojë sjelljen e portierit dhe të skuadrës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll