Sport

Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares kuqezi, ‘sinonimi’ i fitores për Granadën, tani ai ka një sfidë me historinë… ja sa ka shënuar

Sulmuesi shqiptar tashmë ka 19 gola dhe është afër golashënuesve më të mirë të Granadës në Kategorinë e Dytë

16 Mars 2023, 16:53 Nga DOSJA
Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares kuqezi, ‘sinonimi’ i fitores

SPANJE - Ndaj Ponferradinës, Uzuni i qëndroi besnik ritit të tij të golit, paçka se dhe këtë herë nga pika e bardhë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shtoi një pikë të re në rekordin e tij të golave, duke qëndruar në krye të tabelës së golashënuesve të kategorisë me 19 gola, një shifër që e afron me golashënuesit më të mirë të historisë së Granadës, podium në të cilin shqiptari dëshiron të ngjitet.

Deri më tani, dhe me 11 ndeshje para përfundimit të kampionatit, Uzuni ka shënuar tashmë 19 herë në portat rivale, që do të thotë një gol çdo 113 minuta. Përveç kësaj, anësori i bardhekuqve ka rritur prodhimin e tij në ndeshjet e fundit të andaluzianëve, duke shtuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit për Granadën.

Uzuni tashmë ka kaluar Puertas, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Nasrid në sezonin 2018-19 me 11 gola. Ai është afër të kalojë Navaron, i cili shënoi 21 gola 66 vjet më parë, dhe po ndjek gjurmët e Morales dhe Geijo, të aftë për të shtuar 24 gola në një sezon. 

Nëse shqiptari ruan ritmin aktual, ai mund t'i kapërcejë këto nivele dhe të aspirojë të rrëzojë nga froni Rafan, golashënuesi më i mirë në sezonin 1955-65 me 25 gola, një sfidë mjaft e vështirë për shtyllën sulmuese të skuadrës së Paco López.

Gjithsesi, futja në librat e historisë mund të jetë një nxitje shtesë, por motivimi i vërtetë për Uzunin është rikthimi i Granadës në ligën më të lartë, një synim ambicioz që do të jetë më afër, nëse futbollisti i talentuar beratas vazhdon të mbajë synimet e tij, sinonim i fitores për bardhekuqtë, të cilët nuk kanë humbur kurrë kur shqiptari ka shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll