Bota

Kurti takon eurodeputetin bullgar: Dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në BE

Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për raundin e dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet në Ohër më 18 mars, si dhe për pritjet që kanë nga ky takim.

16 Mars 2023, 19:23 Nga a.l
Kurti takon eurodeputetin bullgar: Dha mbështetjen e tij të plotë
Albin Kurti dhe Andrey Kovatchev

KOSOVË- Gjatë qëndrimit dy ditor në Strasburg, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takuan eurdeputetin bullgar, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropian. Eurodeputeti në këtë takim tha se heqja e vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më shpejtë teksa shtoi se Kosova e ka mbështetjen e tij të plotë për aplikimin në Bashkimin Evropian.

“Eurodeputeti Kovatchev theksoi se heqja e regjimit të vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, teksa kanë mbetur edhe pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi. Ai po ashtu dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për raundin e dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet në Ohër më 18 mars, si dhe për pritjet që kanë nga ky takim.

andrey kovatchev albin kurti

Sondazh

Poll