Bota

ME VIDEO- Reforma e pensioneve, asambleja kombëtare nuk e lë të flasë kryeministren

Kryeministrja u përpoq të tregonte planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç.

16 Mars 2023, 18:38 Nga A.B
ME VIDEO- Reforma e pensioneve, asambleja kombëtare nuk e lë të
Élisabeth Borne

FRANCË- Asambleja Kombëtare nuk e la të fliste kryeministren Élisabeth Borne teksa ajo fliste për nenin 49, paragrafin tre, të kushtetutës franceze. Kryeministrja u përpoq të tregonte planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç.

Ne nuk mund të rrezikojmë të shohim kolapsin e 175 orëve të debatit parlamentar,” tha Borne duke shtuar: Ne nuk mund të luajmë kumar për të ardhmen e pensioneve tona. Reforma është e nevojshme.”

Reforma e pensioneve po diskutohej prej kohësh në Francë, duke shkaktuar protesta që po zgjasin prej disa javësh. Por çfarë po propozohet konkretisht nga presidenti Emmanuel Macron? Mosha e daljes në pension do të rritet nga 62 në 64 nga viti 2030.

Për më tepër, punëtorët do të duhet të japin edhe kontribute shtesë në skemën kombëtare të pensioneve - nga viti 2027, ata do të duhet të punojnë 43 vjet, jo 42, për të marrë një pension të plotë. Mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht me tre muaj në vit, duke nisur nga shtatori i këtij viti deri në kapjen e moshës 64 vjeç.

protesta per pensionet ne france

Sondazh

Poll