16 Mars 2023, 18:42
Nga k.m.
Pamje nga burgu
EL SALVATOR- Mijëra të tjerë të burgosur janë ngjeshur brenda mega-burgut më të madh në botë. 2000 anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës u dërguan në burgun "e pashmangshëm" Izalco në El Salvador. Objekti i teknologjisë së lartë në një nga vendet më të rrezikshme në botë mund të strehojë deri në 40,000 gangsterë dhe ruhet gjatë gjithë kohës nga forca të larta sigurie.
Presidenti Nayib Bukele njoftoi se një grup i ri i të burgosurve ishte dërguar në "vrimën e ferrit" të sigurisë së lartë të mërkurën. Ai ndau pamje rrëqethëse të të burgosurve topless dhe zbathur - të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe me kokë të rruar.
Ministri i Mbrojtjes Rene Francis Marino tha se 1200 ushtarë dhe tre helikopterë të Forcave Ajrore morën pjesë në operacionin e sigurisë që filloi në agim. Të arrestuarit me tatuazheu futën brenda, ku u ulën në rresht me duart pas kokës. Ata nuk guxojnë t'i hedhin sytë rojeve të armatosura dhe të maskuar me kapuça.
Goditja e tij ndaj krimit të organizuar reflektohet edhe brenda mureve të burgut, ku çdo qeli ka vetëm dy lavamanë dhe dy tualete - ndërsa vetëm 80 krevate metalike janë menduar për t'i shërbyer çdo 100 të burgosurish. Një gardian burgu i veshur me maskë u tha më parë gazetarëve kur u zbulua burgu famëkeq: Nuk do të ketë dyshekë në qeli.
Raportet thonë se të burgosurit do të largohen nga qelitë e tyre vetëm për të marrë pjesë në seancat gjyqësore.
Ndërsa gazetari që ka bërë reportazh për burgjet më të tmerrshme në botë për Netflix, Raphael Rowe, tha se imazhet e kushteve në burg ishin thellësisht shqetësuese.
“Intensiteti i asaj që tregojnë këto foto të reja janë çnjerëzore, është e jashtëzakonshme edhe për mua. Kjo është një politikë e qëllimshme për të kontrolluar dhe menaxhuar të burgosurit. Kam frikë se do të sjellë dhunë."
Edhe pse ka salla ngrënieje, dhoma ushtrimesh dhe tavolina pingpongu - ato janë ekskluzivisht për t'u përdorur vetëm nga rojet e burgut. Zyrtarët e burgut me pushkë sulmi patrullojnë objektin 24/7, duke e bërë "të pamundur arratisjen".
Grupi i parë i të burgosurve mbërriti në mega-burgun e tmerrshëm në shkurt, me presidentin Bukele që festonte faktin se ata do të jetonin atje për dekada të tëra, të përzier, të paaftë për t'i bërë më dëm popullatës. Pajisjet elektronike do të bllokojnë sinjalet e celularëve për të parandaluar çdo komunikim nga burgu.
Burgu më i madh i El Salvadorit, La Esperanza, aktualisht mban 33,000 njerëz, pavarësisht se ka kapacitet shumë më të vogël prej 10,000. Me gati dy përqind të popullsisë së tij të rritur pas hekurave, El Salvador ka shkallën më të lartë të burgosjes në botë.
Marrë dhe përkthyer nga TheSun
el salvador
handout picture released el salvadors 803275550
handout picture released el salvadors 803275543
2000 gang members transferred terrorism 803308651
2000 gang members transferred terrorism 803286142
2000 gang members transferred terrorism 803286042
2000 gang members transferred terrorism 803286039
2000 gang members transferred terrorism 803285962
2000 gang members transferred terrorism 803285590
Bota
16 Mars 2023, 18:37
a.l
Debate në Kuvendin e Francës
FRANCË- Me debate të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare në Parlamentin e Franc&eu...
Bota
16 Mars 2023, 18:38
A.B
Élisabeth Borne
FRANCË- Asambleja Kombëtare nuk e la të fliste kryeministren Élisabeth Borne teksa ajo fliste për ne...
Bota
16 Mars 2023, 18:36
k.m.
Pamje nga protesta
FRANCË- Reforma e pensioneve po diskutohej prej kohësh në Francë, duke shkaktuar protesta që po zgjasin prej di...
Bota
16 Mars 2023, 18:32
a.l
Lufta në Ukrainë
RUSI- Një gjykatë ruse dënoi një ushtar që pranoi vrasjen e një civili në Ukrainë,...
Bota
16 Mars 2023, 18:25
a.l
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se Ukraina nuk ka kohë për të humbur dhe se SHBA-të po i d...
Bota
16 Mars 2023, 18:22
a.l
Britani
RUSI- Agresioni rus në Ukrainë dhe sfida që paraqet Kina shtynë Britaninë të rishikojë strategjinë e mbrojt...
Bota
16 Mars 2023, 18:17
k.m.
Marko Prelec
Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se ...
Bota
16 Mars 2023, 18:00
k.m.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Nëse nuk e pranon plotësisht marrëveshjen evropiane për Kosovën, Serb...
Bota
16 Mars 2023, 18:02
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Kryeministrja franceze Elisabeth Borne përdori një procedurë të veçantë për të ...
Bota
16 Mars 2023, 17:46
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Krerët opozitarë sonte darkojnë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Ata...