Bota

Kaos në Francë/ Mijëra protestues mblidhen rreth Parlamentit, deputetët brenda këndojnë në kor himnin kombëtar (VIDEO)

Deputetët e opozitës në Asamblenë Kombëtare përshëndetën kryeministren Élisabeth Borne dhe kënduan himnin kombëtar francez - La Marseillaise ndërsa ajo foli për reformat e diskutueshme të pensioneve të qeverisë.

16 Mars 2023, 19:08 Nga a.l
Kaos në Francë/ Mijëra protestues mblidhen rreth Parlamentit,
Kuvendi i Francës

FRANCË- Mijëra demonstrues janë mbledhur këtë pasdite në 'Place de la Concorde' në Paris në përgjigje të lëvizjes së presidentit Macron. Deputetët e opozitës në Asamblenë Kombëtare përshëndetën kryeministren Élisabeth Borne dhe kënduan himnin kombëtar francez - La Marseillaise ndërsa ajo foli për reformat e diskutueshme të pensioneve të qeverisë.

Sakaq, Asambleja Kombëtare që kundërshton projektligjin e pensioneve tani ka më pak se 24 orë për të paraqitur një mocion mosbesimi. Nëse ky mocion refuzohet, plani i Macron për të rritur moshën e pensionit do të vazhdojë. Por nëse Asambleja Kombëtare voton në favor të mocionit, propozimet refuzohen dhe kabineti i Macron duhet të japë dorëheqjen.

Kaos në Francë/ Mijëra protestues mblidhen rreth Parlamentit,
protesta në Francë

Është e paqartë se kur mund të zhvillohet saktësisht një votim mosbesimi, por nëse ndodh, pritet gjerësisht në fillim të javës së ardhshme.

protesta per pensionet ne france

Sondazh

Poll