Bota

'Do i vemë flakën gjithë vendit'/ Paralajmërimi i 18-vjeçarit nga protesta për pensionet në Francë

Një protestues, 18-vjeçari i identifikuar me emrin Bastien mes protestuesëve kundër reformës për pensionet, shprehet se vendimi i qeverisë për të thirrur nenin 49:3 është "jodemokratik" ndërsa shtoi se ky vendim është "pika e fundit në kovë".

16 Mars 2023, 19:18 Nga a.l

 

'Do i vemë flakën gjithë vendit'/ Paralajmërimi i
18- vjeçari në protestën në Francë

 

FRANCË- Një protestues, 18-vjeçari i identifikuar me emrin Bastien mes protestuesëve kundër reformës për pensionet, shprehet se vendimi i qeverisë për të thirrur nenin 49:3 është "jodemokratik" ndërsa shtoi se ky vendim është "pika e fundit në kovë".

"Ne do t'i vëmë zjarrin vendit... fjalë për fjalë. Rrugët do të bllokohen, hekurudhat do të bllokohen... Shpresoj që sonte nuk do të shohim trazira, por mundet, për fat të keq," thotë ai.

Sot, mijëra demonstrues janë mbledhur këtë pasdite në Place de la Concorde në Paris në përgjigje të lëvizjes së Macron, ndërsa ky i fundit është përgjigjur se qytetarët e votuan që të qëndronte në pushtet me atë program. Por përgjigjia ishte se jo të gjithë votuan për ta, ndaj edhe fitoren e mori me vështirësi. Kundërshtarja e tij, politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të paraqesin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

protesta per pensionet ne france

Sondazh

Poll