Bota

Shtohen tensionet/ Izraeli sulmon sërish në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë në kampin e refugjatëve

Të paktën katër palestinezë u vranë dhe 18 u plagosën gjatë një operacioni të njësisë kundër terrorizmit Yamam të policisë izraelite në kampin e refugjatëve të jenin, në veri të Bregut Perëndimor.

16 Mars 2023, 19:00 Nga a.l
Shtohen tensionet/ Izraeli sulmon sërish në Bregun Perëndimor,
Izrael

IZRAEL- Të paktën katër palestinezë u vranë dhe 18 u plagosën gjatë një operacioni të njësisë kundër terrorizmit Yamam të policisë izraelite në kampin e refugjatëve të jenin, në veri të Bregut Perëndimor. Kjo është raportuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cituar nga agjencia e lajmeve "Wafa", e cila identifikoi tre nga katër të vdekurit si Omar Awadin (16 vjeç), Nidal Khazem, (28 vjeç) dhe Yusuf Shrim (29 vjeç). Katër të plagosur janë në gjendje të rëndë, shtoi ministria.


Një korrespodent i "Wafa" tha se anëtarët e forcave izraelite "infiltruan" në një rrugë të mbushur me njerëz në qendër të Jeninit dhe, sapo mbërritën përforcime të tjera, filluan të qëllonin mbi qytetarët dhe shtëpitë. Forcat izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të operacionit, por, sipas raportimeve të mediave të huaja, dy nga viktimat, Nidal Khazem dhe Yusuf Shrim ishin përkatësisht pjesëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez dhe i dyti i përkiste krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam. Nidal do të ishte gjithashtu një anëtar i familjes së Raad Hazemit, i cili dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e tre izraelitëve në një sulm të kryer në Tel Aviv vitin e kaluar.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll