Bota

Gjykata në Rusi dënon me 5 vite burg ushtarin, mashtroi se kishte kryer krime lufte në Ukrainë

Andriivka ishte nën kontrollin rus midis fundit të shkurtit-prillit 2022. Të paktën 40 njerëz në fshat u vranë atje. 

16 Mars 2023, 18:32 Nga a.l
Gjykata në Rusi dënon me 5 vite burg ushtarin, mashtroi se kishte
Lufta në Ukrainë

RUSI- Një gjykatë ruse dënoi një ushtar që pranoi vrasjen e një civili në Ukrainë, jo për ndonjë krim lufte, por për thyerje të ligjit të “lajmeve të rreme”. Mediat e huaja raportojnë se, Daniil Frolkin u dënua me kusht në një gjykatë ushtarake në Khabarovsk, në Rusinë lindore.

Gushtin e kaluar, Frolkin rrëfeu për vrasjen e një civili ukrainas në fshatin Andriivka, në perëndim të Kievit.  Andriivka ishte nën kontrollin rus midis fundit të shkurtit-prillit 2022. Të paktën 40 njerëz në fshat u vranë atje.  Në qershor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se Frolkin dyshohej se kishte vrarë një civil. Por dy orë pasi foli për herë të parë ai u kthye me një rrëfim tjetër dhe denoncoi komandantët e tij. Ai i tha mediumit se ishte urdhëruar të "dispononte" një civil, gjë që ai tha se e bëri. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll