Bota

Lufta në Ukrainë/ Sekretari amerikan i mbrojtjes: SHBA do të dërgojë sa më shpejtë armët luftarake

Pas një takimi me zyrtarët, Austin theksoi rëndësinë e dërgimit mjeteve luftarake të blinduara në Kiev, duke shtuar se ‘Ukraina nuk ka kohë për të humbur’.

16 Mars 2023, 18:25 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Sekretari amerikan i mbrojtjes: SHBA do të
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se Ukraina nuk ka kohë për të humbur dhe se SHBA-të po i dërgojnë armët sa më shpejtë që të munden. Mediat e huaja raportojnë se, pas një takimi me zyrtarët, Austin theksoi rëndësinë e dërgimit mjeteve luftarake të blinduara në Kiev, duke shtuar se ‘Ukraina nuk ka kohë për të humbur’.

Ne duhet të përmbushim shpejt angazhimet tona të premtuara. Kjo përfshin dërgimin e armëve të blinduara në fushën e betejës dhe sigurimin që ushtarët ukrainas të trajnohen, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Austin.

Që nga rimarrja e zonave të territorit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, Ukraina kohët e fundit është mbajtur në mbrojtje, duke planifikuar një kundërofensivë më vonë, pasi toka me baltë të thahet dhe automjetet e blinduara, tanket e furnizuara nga perëndimi të mbërrijnë. Megjithatë, duket se Uashingtoni është gjithnjë e më i shqetësuar për pakësimin e furnizimit të Ukrainës me municione dhe po përpiqet të rrisë shpërndarjen e tij.

lloyd austin

Sondazh

Poll