Bota

Qeveria franceze shtyn votimin për reformën e pensioneve

Por kjo tregon gjithashtu se presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij nuk arritën të fitonin një shumicë të mjaftueshme në parlament, si një goditje ndaj presidentit të qendrës dhe aftësisë së tij për të fituar mbështetje nga partitë e tjera për reforma të mëtejshme.

16 Mars 2023, 18:02 Nga a.l
Qeveria franceze shtyn votimin për reformën e pensioneve
Emmanuel Macron

FRANCË- Kryeministrja franceze Elisabeth Borne përdori një procedurë të veçantë për të shtyrë një projekt-ligj jopopullor të pensioneve në Asamblenë Kombëtare pa votim të enjten, mes thirrjeve të deputetëve të krahut të majtë që tundnin pankarta kundër reformës.

Lëvizja, duke përdorur të ashtuquajturin nenin 49:3 të kushtetutës, do të sigurojë që projektligji që rrit moshën e pensionit me dy vjet në 64 të miratohet pas javësh protestash dhe debatesh të ashpra, shkruajnë mediat e huaja. 

Por kjo tregon gjithashtu se presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij nuk arritën të fitonin një shumicë të mjaftueshme në parlament, si një goditje ndaj presidentit të qendrës dhe aftësisë së tij për të fituar mbështetje nga partitë e tjera për reforma të mëtejshme.

Borne u përshëndet me brohoritje ndërsa mbërriti në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, për të shpallur procedurën speciale të enjten. Seanca u pezullua për dy minuta pasi deputetët e majtë që këndonin himnin kombëtar e penguan Borne të fliste. Disa mbanin pankarta ku shkruhej "Jo 64 viteve".

protesta ne france

Sondazh

Poll