Bota

Vizita e Escobar në Kosovë/ Pritet të darkojë me partitë opozitare në rezidencën e ambasadorit, shkojnë Krasniqi dhe Abdixhiku

Fillimisht do të zhvillojë një takim me partitë opozitare, dy prej të cilëve nuk po e përkrahin propozimin evropian, të cilin e ka pranuar Kurti.  

16 Mars 2023, 17:46 Nga a.l
Vizita e Escobar në Kosovë/ Pritet të darkojë me
Foto ilustruese

KOSOVË- Krerët opozitarë sonte darkojnë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Ata i pret emisari special Gabriel Escobar.   Para takimit të 18 marsit në Ohër mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, emisari amerikan Gabriel Escobar ka vizituar Beogradin dhe mbrëmjen e sotme arrin në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se fillimisht do të zhvillojë një takim me partitë opozitare, dy prej të cilëve nuk po e përkrahin propozimin evropian, të cilin e ka pranuar Kurti.  

Nga PDK-ja kanë thënë se sonte do të ketë darkë në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier dhe se kryetari i saj, Memli Krasniqi e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Burimet në LDK kanë thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do ta takojë sot Escobarin. Ndërkaq, nesër paradite, Escobar takohet me Kryeministrin Kurti, për herë të fundit para takimit të Ohrit, që mbahet pasnesër.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe PDK nuk e përkrahin propozimin evropian, pasi në të nuk përfshihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. PDK-ja i ka treguar rezervat e saj përfaqësuesve ndërkombëtarë, ndërkaq edhe sipas LDK-së, asnjë marrëveshje nuk garanton normalizim të raporteve me Serbisë, pos ajo që përqëndrohet në njohjen reciproke.

Gjatë kësaj jave, në zyrat e PDK-së dhe LDK-së ka shkuar ambasadori Hovenier, të cilit, siç kanë njoftuar krerët e këtyre partive, ia kanë shprehur qëndrimin e pandryshuar për propozimin evropian. Pas takimit të 27 shkurtit, ku Kurti dhe Vuçiç pranuar zyrtarisht propozimin evropian, PDK dhe LDK dolën kundër këtij vendimi, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ishte pro.

Në fillim të marsit, në mediumin online “Reporteri” është publikuar një deklaratë nga ambasada amerikane, ku shprehej shqetësimi dhe pakënaqësia ndaj partive opozitare që s’po e përkrahnin planin evropian.

Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e ShBA-së për propozimin”, thuhej në një deklaratë të Ambasadës, të lëshuar për Reporterin.

Aty i kujtohej opozitës së propozimin evropian e përkrahin fuqishëm edhe Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari Antony Blinken. 

gabriel escobar

Sondazh

Poll