Sport

Vëllai i Dani Alves 'sulmon' ish-kunatën: “Kjo është Joana Sanz, e cila po vuan shumë nga vdekja e nënës dhe burri që ka në burg”...

Nuk është hera e parë që vëllai i Dani Alves publikon mesazhe kundër Joana Sanz

16 Mars 2023, 16:33 Nga DOSJA

Vëllai i Dani Alves 'sulmon' ish-kunatën: “Kjo

BRAZIL - Ney Alves ka publikuar në historitë e tij në Instagram disa fjalë nga Rony Kbuloso, që disa i kanë interpretuar si një sulm ndaj Joana Sanz : "Do t'ju jap disa këshilla. Është mirë edhe për mua. Asnjëherë mos prisni konsideratë, njohje apo besnikëri nga askush. Duhet të jesh vigjilent, sepse i njëjti që të bën mire, është i njëjti që nesër do të të hedh përtokë dhe do të të dërrmojë pa mëshirë”.

Ky mesazh i ashpër vjen disa orë, pasi modelja dhe biznesmenia spanjole ka bërë të ditur, edhe përmes rrjeteve sociale, se një etapë e re nis pa Dani Alves. 

Vëllai i Dani Alves 'sulmon' ish-kunatën: “Kjo

Nuk është hera e parë që vëllai i Dani Alves publikon mesazhe kundër Joana Sanz. Ney shkroi disa rreshta plot sarkazëm, duke kritikuar spanjolen për kërcimin në një festë në Dubai. “Zonja dhe zotërinj, kjo është e denja Joana Sanz, e cila po vuan shumë nga vdekja e nënës së saj. Ajo është ende në zi dhe sikur të mos mjaftonte për të shtuar dhimbjen, burri arrestohet i akuzuar për përdhunim,”- shkruante vëllai i Danit.

Joana Sanz, një muaj më parë, kërkoi mirëkuptim në rast se disa imazhe nuk përputheshin me idenë e disave, se si duhet t'i jetonte ajo këto momente delikate. “Mos më ndëshkoni dhe mos më gjykoni nëse më shihni duke kërcyer apo buzëqeshur, është vetëm një hap më shumë për të shëruar plagët e mia në mënyrën time, që do ta donte edhe mamaja ime”,- kishte deklaruar modelja në Instagram pas vdekjes së nënës së saj.

Biznesmenia ka theksuar në letrën e saj të fundit, drejtuar qartë Dani Alves, se do të jetë gjithmonë pranë futbollistit, ndonëse komentoi se e donte më shumë veten. Teksti, gjithsesi, nuk i ka qetësuar shpirtrat e Ney Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll