Sport

E VEÇANTE! "The Black Rhino", rivali i Mike Tyson në ring, që u bë piktor në burg…

Ish-boksieri Clifford Etienne, alis 'The Black Rhino', po vuan një dënim prej 105 vitesh burg për grabitje me armë, rrëmbim dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie, tashmë është bërë piktor…

16 Mars 2023, 13:01 Nga DOSJA

E VEÇANTE! "The Black Rhino", rivali i Mike Tyson në ring,

SHBA - Më 22 shkurt 2003, Mike Tyson hyri në ring për të luftuar me Clifford Etienne në atë që do të ishte fitorja e tij e fundit në një ring. 'Iron Mike', e mposhti njeriun e njohur si 'The Black Rhino' në vetëm 49 sekonda.

Aktualisht, Mike Tyson ka arritur ta kthejë jetën e tij në rrugën e duhur me investimet e tij në bizneset e lidhura me kanabisin, ndërsa Clifford Etienne vazhdon të vuajë dënimin e tij prej 105 vitesh burg, teksa u dënua në 2006 (dënimi fillestar ishte 160 vjet) për grabitje me armë, rrëmbim (ai vodhi një makinë me një grua dhe fëmijët e saj brenda) dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie në Baton Rouge (Luiziana).

E VEÇANTE! "The Black Rhino", rivali i Mike Tyson në ring,
KO mitike në 49 sekonda nga Mike Tyson te Clifford Etienne

Por ish-boksieri Clifford Etienne, "The Black Rhino", që luftoi kundër Mike Tyson, e gjeti arsyen e tij për të jetuar pas hekurave në bojë. Ai nisi të ushtrohet dhe të shprehë talentin e tij të fshehur në pikturë. Dhe ia ka dale. Pikturat e Clifford Etienne kanë filluar të vlerësohen, madje njëra prej tyre është e varur në një stacion policie në New Orleans.

Veç Etienne u transferua së fundmi nga burgu, pasi pësoi një sulm në studion e pikturës ku punonte dhe flinte në burg. Në destinacionin e tij të ri, ai nuk mund të pikturojë dhe ky është një problem shumë i madh për të.

E VEÇANTE! "The Black Rhino", rivali i Mike Tyson në ring,

"Tani ai është mbyllur dhe nuk mund të pikturojë. Shpresoj se disa miq nga jeta e tij e kaluar si boksier mund ta ndihmojnë atë,"- tha për TMZ Lynn O'Shea, personi përgjegjës për çështjet e biznesit të ish-boksierit jashtë burgut.

Në vitin 2019, Clifford 'The Black Rhino' Etienne shpjegoi në një letër jetën e tij në burg ndërsa vuante dënimin e tij me 105 vjet burg.

Në letrën, e cila u publikua nga TMZ Sports, "Black Rhino" i boksit shpjegoi se ai e kalon kohën e tij "duke lyer, duke prerë flokët e shokëve të burgut, duke iu përgjigjur postës dhe duke parë lajmet, veçanërisht sportet".

E VEÇANTE! "The Black Rhino", rivali i Mike Tyson në ring,

"Unë nuk jam më në qeli, tani ndaj një dhomë të madhe me rreth njëqind të burgosur. Jam i shëndetshëm dhe pres me padurim një të ardhme më të mirë. Do të iki nga këtu," shkruante Clifford Etienne në letrën e tij.

Në lidhje me ndeshjen e tij kundër Mike Tyson, piktori kujton se "lufta kundër Tyson ishte njësoj si të ndeshej kundër boksierëve të tjerë... Ishte një punë me të cilën mbaja familjen time".

“Karriera ime e boksit ishte një histori interesante... kështu që kam filluar të shkruaj një libër që nuk e kam përfunduar ende”, ka shkruar “The Black Rhino” Clifford Etienne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll