Sport

Conferenca League/ Ja procedura e shortit për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet…

Zbuloni të gjitha informacionet për shortin e çerekfinaleve të Conferencës League!

16 Mars 2023, 11:53 Nga DOSJA
Conferenca League/ Ja procedura e shortit për çerekfinalet dhe

ZVICER - Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të 1/16-ave të Conferencës së League, për të kaluar më pas te çerekfinalet. Në të vërtetë, UEFA ka zbuluar të gjitha kushtet e shortit për raundin tjetër të kompeticionit, i cili do të zhvillohet pas raundit të fundit të 8-eve, të premten, më 17 mars, nga ora 14:00.

Si zakonisht, procesi i hedhjes së shortit do të zhvillohet në shtëpinë e futbollit europian në Nyon të Zvicrës. Vini re, se nuk do të ketë ndonjë kufizim dhe se si rrjedhim mund të konkurrojnë dy ekipe nga i njëjti vend, ose ekipe që kanë qenë tashmë në të njëjtin grup në fazat e grupeve. 

Përveç kësaj do të hidhet edhe shorti për gjysmëfinalet, kështu që skuadrat do ta njohin kundërshtarin e tyre të mundshëm, si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale. Më në fund, çerekfinalet do të zhvillohen më 13 dhe 20 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 18 maj, ndërsa finalja do të luhet të mërkurën më 7 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll