Bota

Putin u bën thirrje oligarkëve rusë të investojnë: Veproni tani!

Putin vuri në dukje se roli i tyre nuk është vetëm të fitojnë para, por edhe të mbështesin shoqërinë në momente të vështira. 

16 Mars 2023, 16:24 Nga k.m.
Putin u bën thirrje oligarkëve rusë të investojnë:
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin të enjten u bëri thirrje miliarderëve të vendit të tij që të vënë patriotizmin para fitimeve personale dhe të investojnë në sektorë të ndryshëm për të mbështetur ekonominë ruse përballë sanksioneve perëndimore.

Duke folur me elitën financiare të Rusisë në një takim kokë më kokë për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, Putin vuri në dukje se roli i tyre nuk është vetëm të fitojnë para, por edhe të mbështesin shoqërinë në momente të vështira. Mes atyre që morën pjesë në fjalimin e Putinit ishin biznesmenë aktivë në sektorin bankar, si dhe minerale.

“Unë i kuptoj plotësisht kërcënimet dhe çfarë po na thonë kundërshtarët, duke theksuar se Rusia do të ketë probleme në planin afatmesëm. Po, ky është një kërcënim që duhet ta kemi parasysh. Unë ju bëj thirrje që të mos prisni që të vijnë këto pasoja negative të këtij afati të mesëm... Ju duhet të veproni tani,"-tha Putin. 

Shumë prej miliarderëve që morën pjesë në takim, në fakt janë subjekt i sanksioneve perëndimore.

 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll